Juventus “bën pazar” te Fiorentina, ofron mesfushorin për një lojtar sulmues

Drejtuesit e Juventus po studiojnë një ndryshim “korsie” në merkato. Të detyruar për të gjetur një zgjidhje për Weston McKennie që ka përfunduar jashtë planeve me trajnerin Thiago Motta, drejtuesit po negociojnë me Fiorentinën për ta transferuar amerikanin në klubin vjollcë.

Marketing

Në shkëmbim, Juventus kërkon Nico Gonzalez, një lojtar me tipare ofensive të theksuara dhe që mund t’i shërbejë trajnerit Motta si një alternativë për në krahët e sulmit. Madje, Juventus është gati të përfshijë në këtë tratativë edhe Daniele Ruganin që po ashtu është jashtë projektit të ri që ka nisur Juventus.Nico Gonzalez nuk është i paprekshëm te Fiorentina sidomos pas transferimit të Colpanit dhe faktit që trajneri Palladino nuk është i fiksuar pas argjentinasit. Juventus kërkon të përfitojë, edhe pse tratativat me presidentin Commisso nuk janë asnjëherë të lehta, aq më tepër kur në garë për Gonzalez është edhe Atalanta. /Supersport

Marketing