Juventusi dhe Roma janë afër arritjes se një marrëveshje që do ta dërgonte mbrojtësin italian 25 vjeçar, Daniele Rugani duke luajtur për klubin e kryeqytetin.
Juventusi do të kishte preferuar që ta shiste lojtarin në ndonjë klub anglez, por nuk arriti asnjë marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar në Premier ligë.
Tani, duket se Roma është destinacioni i mbrojtësit.
Sipas edicionit romak të Corriere della Sera, marrëveshja për një huazim pritet të arrihet mes Juventusit dhe Romës.
Do të jetë një marrëveshje huazimi me obligim për ta blerë atë në fund të sezonit për 25 milionë euro.