Juventus e mposht Milanin në ‘San Siro’ (VIDEO)

Juventus ka arritur të shënoj fitore tejet të rëndësishme në ‘San Siro’.

Juventusi e ka mposhtur Milanin në javën e 12-të në Serie A me rezultat 0 me 2.

Marketing

‘Zonja e Vjetër’ kaloi në epërsi me anë të Mario Mandzukic, që realizoi në minutën e 8’, ku me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë

Juventusi arriti që ta shënoj golin e dytë me anë të Cristiano Ronaldos (81’), duke e vulosur fitoren e torinasëve.

Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Gonzalo Higuain u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 84’.

Pas javës së 12-të në Serie A, Juventusi është lider me 34 pikë, ndërsa Milani në vendin e pestë me 21 sosh.

Marketing