Juventus – Inter, gjysmëfinalja e Kupës së Italisë

Sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë.
Në ‘Allianz Stadium’ Juventusi pret skuadrën e Interit, transmeton lajmi.net

Marketing

Të dy gjigantët e Serie A kërkojnë një vend në finale të Kupës së Italisë dhe sot përballen me njëra-tjetrën.

Si Juventusi ashtu edhe Interi kanë hasur në ngecje të rezultateve këtë vit.

Megjithatë, në pesë ndeshjet e fundit rezultate më pozitive ka ‘Zonja e Vjetër’.

Ata kanë fituar të gjitha pesë takimet e fundit në kompeticione të ndryshme

Kurse, Interi ka tri humbje, një fitore dhe një barazim në total në pesë ndeshjet e fundit.

Pavarësisht këtyre rezultateve tifozët e të dyja klubeve presin një ndeshje interesante.

Ndeshja ndërmjet tyre zhvillohet nga ora 21:00.

Kujtojmë që gjysmëfinalja tjetër është nesër, ndërmjet Ceremonese – Fiorentina.