Ballina Aktuale Juventusi arrin marrëveshje personale me Olivier Giroudin

Juventusi arrin marrëveshje personale me Olivier Giroudin

Juventusi ka arritur marrëveshje personale me Olivier Giroudin për kontratë dyvjeçare, të vlefshme me 4.5 milionë euro në sezon.

Marketing

Ndërkohë, eksperti i transferimeve, italiani Gianluca Di Marzio, bën të ditur se Chelsea i dëshiron 5 milionë euro për shitjen e Giroudit, transmeton koha.

Francezi, i cili më vonë gjatë këtij muaji do të jetë 34-vjeçar, ka kontratë me klubin nga “Stamford Bridge” deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Pavarësisht se nuk ka qenë shumë i pranishëm në formacionin e Lampardit, ai ka arritur të shënojë 10 gola në 25 paraqitje me Chelsean edicionin që e lamë pas.

Suarezi deri më tani ka qenë zgjedhja primare për Juventusin, por atij i duhet të marrë pasaportë italiane.

Nga ana tjetër, për Gonzalo Higuainin thuhet se ai ka marrë rrugën për të nënshkruar me skuadrën e Inter Miamit në Ligën MLS. Higuain pritet të shkojë si transferim i lirë.

Exit mobile version