Ballina Sport Juventusi fiton dhe kalon në finale të Kupës së Italisë, do të...

Juventusi fiton dhe kalon në finale të Kupës së Italisë, do të takohet me Interin për trofeun

Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Fiorentinës me rezultat 2-0 edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Marketing

Zonja e Vjetër e kishte fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat 1-0, kështu që me rezultat të përgjithshëm prej 3-0 kaloi në finale ku e pret Interi.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Dusan Vlahovic në minutën e 29-të, por goditjen e tij e priti portieri Bartomej Dragoëski.

Goli erdhi në minutën e 32-të, kur Federico Bernardeschi gjeti rrjetën për 1-0.

Fiorentina ka mundur të kthehej në lojë në minutën e 41-të, por Arthur Cabral nuk arriti të shënojë.

Edhe pjesa e dytë kishte dy raste të mira që në start, ku Fiore rrezikoi e para me Martinez Quarta, ndërsa Juevntusi goditi shtyllën me Denis Zakaria.

Zonja e Vjetër edhe një herë gjeti golin në minutën e 69-të me Adrien Rabiot, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund të dy skuadrat provuan, por Juventusi gjeti rrjetën, me Danilon që shënoi nga afër për 2-0.

Juventusi me këtë fitore konfirmon vendin në finale, ku do të takohet me Interin që fitoi dje ndaj Milanit.

Exit mobile version