Ballina Sport Juventusi ka gati 85 milionë euro për Iscon

Juventusi ka gati 85 milionë euro për Iscon

Juventusi nuk ka hequr dorë nga Isco dhe gjatë verës përveç spanjollit, pritet të tjerë emra të zbresin në Torino.
Kampioni i Serie A do të hap sërish arkën në merkaton e verës, pas dështimit në Champions League.

Marketing

Juventus po përgatitet të bëjë ofertë 85 milionë euro për mesfushorin e Real Madridit, Isco, raporton “Calciomercato”.
Isco nuk ka luajtur për Madridin për pjesën më të madhe të sezonit, por kthimi i Zinedine Zidanes i ka ndihmuar spanjollit që rregullisht po luan me francezin.

Por, raportimet për transferimet e mundshme të Eden Hazard e Christian Eriksen gjatë verës, Isco ende mund të jetë duke e menduar largimin për të kërkuar më shumë minuta.
26-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013.
Ai ka bërë 271 paraqitje për Los Blancos dhe ka shënuar 47 gola.

Marketing
Exit mobile version