Juventusi lë emra të mëdhenj jashtë skuadrës për Ligën e Kampionëve

Juventusi i ka lënë Emre Can, Mario Mandzukic dhe Giorgio Chiellini jashtë skuadrës për fazën grupore të sezonit të ri 2019/20 të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Juve ishte në dilemë se kë ta thërrasë për Ligën e Kampionëve, pasi gjatë verës nuk mundi ta reduktojë numrin e futbollistëve, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë, Emre Can dhe Mandzukic janë emrat më të mëdhenj që janë lënë jashtë skuadrës nga trajneri Maurizio Sarri.
Vendet e tyre janë zënë nga Blaise Matuidi dhe Gonzalo Higuain.

Në skuadër mungon edhe Chiellini, i cili ka nisur rikuperimin nga një lëndim i rëndë në gju, pasi u operua me sukses të martën.

Megjithatë, kjo treshe mund të ftohet në skuadër për fazën e eliminimit direkt në fillim të vitit të ardhshëm.
Juventusi është në një grup me Atletico Madridin, Bayer Leverkusen dhe Lokomotiv Moscow.

Lista e plotë:
1. Wojciech Szczesny
2. Mattia De Sciglio
4. Matthijs De Ligt
5. Miralem Pjanic
6. Sami Khedira
7. Cristiano Ronaldo
8. Aaron Ramsey
10. Paulo Dybala
11. Douglas Costa
12. Alex Sandro
13. Danilo
14. Blaise Matuidi
16. Juan Cuadrado
19. Leonardo Bonucci
21. Gonzalo Higuain
24. Daniele Rugani
25. Adrien Rabiot
28. Merih Demiral
30. Rodrigo Bentancur
31. Carlo Pinsoglio
33. Federico Bernardeschi
77. Gianluigi Buffon