Juventusi nuk ndalet, CR7 rigjen golin

Juventusi fitoi kundër Udineses me rezultatin 0-2, në javën e 8 të Serisë A. Ky sukses bën që Juventusi ta ruajë i qetë kreun e klasifikimit, pasi ende nuk njeh barazime apo humbje në këtë fillim kampionati.

Marketing

Bentancour (34’) dhe Cristiano Ronaldo (37’) ishin shënuesit e golave për bardhezinjtë e Allegrit, të cilët dominuan sfidën dhe nuk e vunë në dyshim fitoren.

Juventusi ka 24 pikë të plota në Serinë A dhe ndiqet nga Napoli me 15 pikë.