K-15 edhe për administratën shtetërore

Marrëveshja kolektive për administratën shtetërore kaloi në seancën e sotme qeveritare, ndërsa në të, mes tjerash është parashikuar pagesa e K-15.

Marketing

Kjo është marrëveshja e parë kolektive për nëpunësit administrativ dhe organet e gjyqësisë pas vitit 1995, me të cilën administrata bëhet edhe me mëditje për shpenzimet e transportit dhe shpenzimet për bujtje në udhëtimet zyrtare, ndërsa konfirmohet edhe e drejta e ditëve të mungesës së paguar për rrethana familjare dhe personale deri në shtatë ditë pune në vit, e drejta e mungesës së papaguar, si dhe të drejta tjera.

Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, marrëveshja kolektive do të nënshkruhet me sindikatën përfaqësuese DOGJSH, ndërsa nga ana e Qeverisë do ta nënshkruajë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

Marketing