Kaderi flet për dhimbjen e ndarjes

Kader Kicaj, ka bërë postimin e parë pak ditë pasi njoftoi ndarjen nga Lumbardhi. Në një foto të sajën në Instastory, ish-banorja e Big Brother Vip Kosova shkruan: “Një dhimbje me fund është më mirë se një dhimbje pa fund”

Marketing

Shënim i cili interpretohet si një mesazh për ish të dashurin, fituesin e BBVK2 Lumbardh Saliun.

Nga ky i fundit nuk ka ende asnjë reagim, ndërsa theksojmë se dyshja kanë fshirë çdo postim me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Kujtojmë se pak ditë më parë Kader Kicaj bëri një postim të papritur ku shkruante se ajo dhe Lumbardhi nuk do të vazhdojnë të jenë më bashkë.

E prekur, Kader zgjodhi të mos jepte detaje, por në një postim të bërë më parë të cilin më pas e fshiu, ajo pretendonte se lidhja e tyre përfundoi në këtë pikë pasi zbuloi se Lumbardhi e kishte tradhtuar.

Marketing