Agjërimi është ritual shpirtëror i besimtarëve musliman, i cili zbatohet duke abstenuar krejtësisht nga ushqimi dhe lëngjet gjatë ditës dhe duke marrë vetëm dy vakte në ditë: syfyr në agim dhe iftari në muzg.
Nëse agjërimi zbatohet nga persona që gëzojnë shëndet të plotë dhe në mënyrën e duhur, mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin e njeriut. Dietogia Valbona Kadriu për TVM2 thotë se duhet patur kujdes gjatë agjërimit me hidratimin e trupit si dhe me evitimin e ushqimeve jo të shëndetshme, që mund ta dëmtojnë organizmin e njeriut.
“Çfarë bëjmë zakonisht gabim është që gjatë iftarit të pijmë lëngje të gazuara të cilët kanë një sasi të lartë të sheqerit dhe të acideve të cilat përveç se nuk e hidratojnë trupin mjaftueshëm, në të njejtën kohë gjatë eliminimit të tyre nga organizmi do të lidhin edhe atë sasninë minimale që ne e kemi në trup, andaj është mirë që gjithmonë të pihet ujë edhe në iftar mirëpo uji të pihet në vazhdimësi deri në kohën e syfyrit dhe jo zakonisht siç e praktikojmë në përditshmëri të pimë 3-4 gota në syfyr ku nëse uji është i marrë për një kohë të shkurt edhe eliminimi do të bëhet për një periudhë të shkurtë, për atë edhe hidratimi duhet të jetë në vazhdimësi”, u shpreh dietologja Valbona Kadriu.
Edhe në iftar edhe në syfyr duhet të konsumojmë drithëra ose bukë integrale, patate, oriz, të cilat do të jenë një burim i mirë i karbohidrateve ose sheqernave komplekse, të cilat në organizëm treten më ngadalë thotë dietologja Kadriu.
“Nëse marrim shum sheqer të shpejtë qoftë në iftar ose në syfyr kjo rrezikon që të rrisë shumë shpejtë gliceminë ose sheqerin në gjak dhe të ulë shumë shpejt dhe neve të ndjejmë urinë parakohësisht, ndërsa nëse marrim drithëra atëherë do të marrim sheqerna të ngadalshëm të cilat treten më ngadalë në organizëm porn ë të njejtën kohë na mbajnë më të ngopur më gjatë kohë. Është mirë të kemi një burim proteini qoftë në produktet e qumështit ,qoftë të mishit flasim për produketet që nuk janë shumë të procesuara që nuk përmbajnë shumë yndyrna sepse janë yndyrna që mund të jenë të dëmshmë për sëmunjdet e zemrës ose sëmundjet në përgjithësi ,rekomandohet të ketë mjaftueshëm fruta dhe perime”, theksoi Kadriu.
Dietologia Valbona Kadriu njëherit potencon se agjërimi rekomandohet vetëm për personat e shëndetshëm, ndërsa nuk rekomandohet për gratë shtatzëna, ose gjatë lehonisë ku ushqyerja duhet të jetë në vazhdimësi. Personat që dëshirojnë të agjërojnë dhe kanë probleme shëndetësore duhet paraprakisht të konsultohen me mjekun.