Derbi i qytetit të Shkupit do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski”, ku Vardari do të sfidojë FC Shkupin. Në 6 takimet e fundit, mysafirët ishin më të sukseshëm, me 5 fitore dhe një golaverazh impresionues 11-0.
Në prag të kësaj përballjeje, Florian Kadriu, për faqen zyrtare të Fc Shkupit, theksoi se pret një përballje të madhe.
“Ndeshja kundër Vardarit është një ndeshje e madhe. Vetë kundërshtari na tregon se duhet të japim më shumë se maksimumin, unë mundohem që çdoherë të bëjë performancë të mirë, shpresojë të vazhdojë me këtë ritëm edhe të bëjë më të mirën për ekipin. Ndeshja kundër Vardarit është derbi, s’ka rëndësi se çfarë pozite janë ato, këto ndeshje gjithmonë kanë interesim të madh, e kemi përgatitur ekipin, e dimë se çka kërkohet. “Shvercerat” duan vetëm fitore, ne do japim më të mirën në fushë dhe shpresoj të gëzojmë me fitore. Çdo ndeshje ka presionin e vetë, mirëpo në ndeshjet kundër Vardarit, pa dyshim se është edhe më i madh. Këto ndeshje janë disi më të veçanta, edhe për tifozët, edhe për qytetin, thjesht një derbi, pavarësisht ambicieve, apo pozitave momentale. Me trajnerin kemi punuar shumë mirë gjatë këtyre ditëve. Besoj se e kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe gjithçka rreth tyre. Do të futemi në fushë si luftëtarë të vërtetë, me qëllim që të marrim maksimumin nga kjo ndeshje, “ tha mes tjerash Kadriu.
Ndeshja në mes Vardarit dhe FC Shkupit, do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski”