Kaevski: Ja çka ndodhë me Gruevskin në momentin që shkel tokën e Maqedonisë?!

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në emisionin “21 Analiza” theksoi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski duhet të jetë në Maqedoni dhe të përballet me drejtësinë.

Marketing

“Nga pikëpamja politike, është një çështje që e di që do të abuzohet, por nga pikëpamja e sigurisë, të kesh një kryeministër që ishte kryeministër yt për më shumë se 10 vjet dhe kishte të gjitha informacionet e shtetit, e tani janë në dorën e një shteti tjetër, që nuk është gjë e mençur për asnjë vend”, tha Bujar Osmani në emisionin Analiza me Borjan Jovanovskin në 21, që do të transmetohet sonte në orën 20.00.

I pyetur se si e komentojnë deklaratën e Osmanit, deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski, theksoi se në momentin që Gruevski të hyjë në Maqedoni, ai do të vuajë dënimin me burg.

“Nikola Gruevski, në momentin që do të hyjë në vendin tonë, ai do të vuajë dënimin me burg sipas vendimeve përfundimtare të gjykatës”, tha Kaevski.