Kaide Gordon nënshkruan kontratë profesionale me Liverpoolin

Talenti ka nënshkruarë kontratën e tij të parë profesionale me gjigantin anglez.

Marketing

Kaide Gordon iu bashkua Liverpoolit në fillim të këtij viti pas 10 vitesh që kaloi në klubin e tij të qytetit të Derby County, shkruan lajmi.net.

Gordon karrierën te “The Rends” e nis me skuadrën U18 para se të shënonte për U23 në debutimin e tij në Premier League 2 kundër Lecicester Cityt.

Reprezentuesi anglez i të rinjve kaloi para-sezonin me skuadrën e Jurgen Klopp para se të ribashkohej me ekipin U23.

17-vjeçari, debutoi me skuadrën e parë të Liverpoolit në Carabao Cup kundër Norwichit muajin e kaluar.

Klubi anglez përmes një postimi në webfaqen e tyre kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes me talentin e tyre.

https://twitter.com/LFC/status/1446445277133504518?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1446445277133504518%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Marketing