SPB Ohër deri te Prokuroria Speciale ka deponuar kallëzim penal kundër S.L. (53) nga fshati Belicë e Poshtme, Strugë dhe S.I. (31) nga Struga për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorëve”.
Gjatë bastisjes së një automobili “ford fokus” me targa të Strugës, të drejtuar nga S.L. më 18 korrik, janë gjetur tre çanta udhëtimi me 26 paketime në të cilat ka pasur 47 kilogramë e 745 gramë marihuanë dhe 47,68 gramë kokainë.
Dy personave, siç kumtoi SPB Ohër, u është shqiptuar masë arresti prej 30 ditëve.