Ballina Aktuale Kalon propozimi për ndryshime kushtetuese, seanca plenare më 18 gusht

Kalon propozimi për ndryshime kushtetuese, seanca plenare më 18 gusht

Me 10 vota “për”, shtatë “kundër” Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi në lexim të parë propozimin për hapjen e Kushtetutës. Kryetari i Komisionit Talat Xhaferi, tha se propozuesi për ndryshimet kushtetuese ka afat 15 ditë që të propozojë draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese.

Marketing

Në debatin e sotëm i cili ishte i pari për ndryshimet kushtetuese, kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se nëse nuk votohen ato, do të ndërpritet procesi i integrimit të vendit në BE.

Ai tha se me futjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk cenohet identiteti kombëtar dhe shtetëror i maqedonasve.

Ndërsa koordinatori i deputetëve të opozitës maqedonase, Nikolla Micevski, tha se ndryshimet kushtetuese bëhen nën diktimin e Bullgarisë dhe se të njëjtat nuk do t’i mbështesin asnjëherë.

Exit mobile version