Kamberi në listën e Europa League

Stiven Xherard gëzon sulmuesin Florian Kamberi. Trajneri i Renjxhërs e ka përfshirë sulmuesin e kombëtares shqiptare në listën e futbollistëve që do të federohen për pjesëmarrjen në turin me eliminim direkt të Europa League.

Marketing

Florian Kamberi po e shijon në maksimum aventurën e tij të re tek Rangers. Sulmuesi shqiptar, pas debutimit në barazim 0-0 kundër Aberdeen, ka marrë një tejtër lajm të shkëlqyer nga klubi.

Trajneri Stiven Xherard, e ka përfshirë 24-vjeçarin në listën e futbollistëve që do të luajnë në fazën me eliminim dirket të Europa League.

Rejnxhërs ka dorëzuar në UEFA listën e futbollistëve të cilët do të luajnë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Europë dhe shqiptari do të jetë pjesë e grupiut që do të përballet me Braga.

Në debutim Kamberi nuk arriti të shënojë, por perfromcat e tij kanë bindur trajnerin Xherard dhe e shikon atë si një futbollist të rëndësishëm në repartin e sulmit.

Rejnxhërs ka nënshkruar me sulmuesin e lindur në Zyrih për gjashtë muaj me formulën e huaizmit, por në qershor kanë të drejtë të blejnë kartonin e tij.

Kjo periudhë është vendimtare për Kamberin, për të bindur stafin teknik t’i ofrojnë një marrëveshje afatgjate në Gllasgou.

Ditët e fundit në mediat skoceze ka patur spekulime se Kamberi do të kthehet përsëri te Hibernian në fund të sezonit, nëse nuk arrin që të shënojë rregullisht.

Në rast se Rejnxhërs nuk e finalizon marrëvehsjen, ai pritet të ndryshojë ambient pasi tek klubi i tij i mëparshëm nuk e duan më pas, deklaratës se këtu ka gjetur ambientin më të përshtatshëm dhe ka tifozët më pasionantë në botë.

Marketing