Kamberi: Nëse në shkëmbim nuk përfshihet krejt Lugina, do të ketë pasoja të rënda

Faktori politik në komunën e Bujanocit është pro idesë së bashkimit me Kosovën, por kërkon që të bëhet kujdes me termat që përdor presidenti Hashim Thaçi.

Marketing

Kryetari i komunës Shaip Kamberi thotë për Vizion Plus, se fati i Luginës duhet trajtuar si një, i pandarë – Bujanoci me Medvegjën – dhe kjo kërkesë i është paraqitur kreut të shtetit të Kosovës.

Kamberi paralajmëron se nëse Prishtina do të ulet ne tryezën e bisedimeve dhe do të pranojë shkëmbim të territorit duke marrë vetëm një pjesë të Luginës kjo do të ketë pasoja të rënda.

Pasi Thaçi publikoi propozimin e tij për korrigjimin e kufijve duke bërë të qartë se në shtator do të shtrohet në tryezën e bisedimeve faktori shqiptar në luginën e Preshevës ka shpeshtuar kontaktet me Prishtinën.