Kamberi: Shqiptarët e Luginës ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Marketing

Këtë thirrje Kamberi e bëri përmes llogarisë së tij në Facebook, duke theksuar se kërkesa e Vuçiqit është e pa pranueshme, shkruan Insajderi.

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse levizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është I papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, shkroi ai.

Tutje ai ka përmendur rastin e Banjskës.

“Serbia, sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje, madje përkundrazi, rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresorin”, potencoi ai.

“Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta“. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0GgaCMThyQQixR5yeQmtgK7UJF4hKmVvzzuUVuS1HxM76jXEjgQXq3v9G2MdKEiH7l&id=100057609131707&mibextid=Nif5oz

Marketing