Kambovski: Maqedonia nuk ka kohë për të pritur, vendimi duhet të merret në Parlament

Republika e Maqedonisë nuk ka kohë për të pritur, vendimi për Marrëveshjen e Prespës duhet të merret në Parlament dhe me këtë ti hapet vendit rruga e anëtarësimit për në NATO, kështu vlerëson akademik Vllado Kambovski, duke komentuar mbi aktualitetin politik, votim me shumicë të dyfishtë të ndryshimeve Kushtetuese ose vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Marketing

“Zgjedhjet e parakohshme nuk do të sjellin benificione, por përkundërazi do të humbet kohë dhe do të zgjatet i tërë procesi rreth implementimit të marrëveshjes së Prepës. Andaj është më se urgjente që ndryshimet Kushtetuese që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Prespës sa më parë të miratohen nga Parlamenti, pasi që vendi ynë nuk ka kohë as për të humbur, e as për të pritur”, thekson akademik Kambovski.

Marketing