Ballina Sport Kampionati Evropian “Gjermania 2024”, garë për golashënuesin më të mirë

Kampionati Evropian “Gjermania 2024”, garë për golashënuesin më të mirë

Kampionati Evropian “Gjermania 2024” është drejt fundit por po vazhdon gara për top-golashënuesin më të mirë.

Marketing

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, dhe reprezentuesi i Spanjës, Dani Olmo, janë në krye të listës së golashënuesve.

Para finales që zhvillohet të dielën mes Spanjës dhe Anglisë, disa lojtarë kanë shansin të bëhen top-golashënues.

Kane dhe Olmo janë liderë, por të tjerë lojtarë po ashtu kanë mundësinë t’i kalojnë ata apo të barazohen me ta.

Afër janë Fabian Ruiz i Spanjës dhe Jude Bellingham i Anglisë, që kanë nga dy gola.

Në “Euro 2020”, golashënuesi më i mirë ishte Cristiano Ronaldo me pesë gola e një asistim. Antoine Griezmann ishte më efikasi në “Euro 2016” me gjashtë gola. Në “Euro 2012”, Fernando Torres u shpall golashënuesi më i mirë në bazë të tri kritereve. Kishte tri gola, një asistim dhe më pak minuta në fushë se kandidati tjetër.

David Silva i Spanjës i kishte katër gola në “Euro 2008”, ndërsa Milan Barosh i Çekisë ishte top-golashënues në “Euro 2004” me pesë gola.

Marketing
Exit mobile version