Kampionati i Fortnite, adoleshenti fiton 1.25 mln dollarë nga loja

“E shikon që nuk i kam harxhuar kot 8 orë në ditë”? Me këto fjalë i është drejtuar të ëmës adoleshenti britanik Jaden Ashman, fitues i 1,25 milionë dollarëve pasi doli i dyti në finalen e kampionatit botëror të videolojës Fortnite për çifte lojtarësh.

Marketing

15 vjeçari ka nisur ta luajë këtë lojë që ditën kur doli dhe kalonte deri në 8 orë në ditë i mbyllur në dhomën e tij duke u praktikuar. E ëma, Lisa Dallman, qe nervozuar shumë nga kjo sjellje, aq sa siç e pranoi dhe vetë, ia kishte një herë një Xbox në plehra.

Unë doja që të merrej me mësimet e të shikonte shkollën, ka rrëfyer ajo, por tani, triumfues djali i tregoi se përpjekjet tij nuk kanë shkuar dëm. Ashman, konkuroi nën emrin “Ëolfiez” së bashku me shokun e tij të ekipit, 21 vjeçarin holandez Dave Jong.

Ata dolën të dytët, ndërsa çmimin e parë prej 3 milionë dolarësh e çuan në shtëpi Emil Bergquist Pedersen nga Norvegjia dhe partneri i tij austriak, David Ë.Dyzet milionë lojtarë u përpoqën të kualifikoheshin, sipas BBC, përgjatë 10 javëve të kësaj garë në internet.

Marketing