Kampioni i botës në boks i drejtohet Putinit: Ndaleni këtë luftë!

Kampioni i botës në boks, Oleksandr Usyk i është drejtuar Rusisë dhe Putinit me një video.

Marketing

Ukrainasi që është kampion bote në WBA, IBF, WBO dhe IBO në kategorinë e peshave të rënda po e përdor fuqinë e tij që sado pak të ndikojë në ndaljen e luftës.

Ai i kërkoi Putinit që të negociojë dhe të ndalë luftën, shkruan Gazeta Express.

Mirmëngjes për të gjithë. Emri im është Aleksandr Usyk. Do të doja të flisja më popullin e Rusisë. Nesë e konsiderojmë veten vëllezër, ortodoksë. Mos luftoni me ne. Gjithashtu po i adresohem presidentit Vladimir Putin. Ju mund ta ndaloni këtë luftë. Ju lutëm uluni dhe negocioni me ne. Fëmijët tanë, gratë, gjyshet po fshehen nëpër podrume. Ne jemi këtu, në vendin tonë. S’mund të veprojmë ndryshe. Ne po mbrohemi… Ndalojeni! Ndalojeni këtë luftë.