Kandidatët presidencial në tribunë për mjedisin jetësor

Në organizim të Shoqatës qytetare O2, sot në Shkup do të mbahet tribunë me temë “Degradimi i ambientit të jetesës – Kërcënim për sigurinë kombëtare”, ku do të marrin pjesë tre kandidatët presidencialë, Gordana Siljanovska, Blerim Reka dhe Stevo Pendarovski.

Marketing

“Në prag të zgjedhjeve presidenciale, duke e marrë parasysh gjendjen serioze me ndotjen dhe degradimin masiv dhe gjithëpërfshirës dhe shkatërrimin e mjedisit të jetesës dhe të potencialeve ekologjike në vendin tonë, ku vetëm për shkak të ndotjes së ajrit kemi numër të madh të viktimave në njerëz, konsideruam se presidenti në korniza të ingerencave të tij mundet, duhet dhe është e domosdoshme të ndikojë në zgjidhjen e këtij problemi të madh”, thonë nga Shoqata qytetare O2.

Në tribunë mes tjerash, do të debatohet për mbrojtjen e interesave kombëtare, mbrojtjen dhe përparimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit të jetesës në shekullin e 21-të, për vendimin e presidentit që të propozojë gjendje të jashtëzakonshme gjatë fatkeqësive të mëdha natyrore, për mënyrën e pjesëmarrjes së një pjese të Armatës në gjendje krize, si përkrahje të policisë dhe policisë pyjore. bsh/

Marketing