Kandidati i VMRO-së për Gostivarin Arben Taravari

Taravari në tentimin për të shpëtuar politikisht zgjodhi për vete e partinë më të përshtatshmit, por që për shqiptarët janë më të papërshtatshmit.

Marketing

Ata zgjodhën VMRO-në nacionaliste ,antishqiptare sepse e di se punët me Gostivarin i ka piskë dhe atë qytet e sheh se po i rrëshqet nga duart shkruan TetovaSot.

Ai e di më mirë se çdokush se cfarë nuk ka bërë për atë qytet , prandaj nuk ia la asgjë rastit.Ishte më i zëshmi në ortakërinë me partinë maqedonase aq sa e nxori në pozitë jashtë loje edhe vetë kreun e partisë Sela.

E gjithë kjo histori provinciale politike është për të tentuar të ruajë atë copë posti në një qytet të mbytur nga kazinotë, të mbushur cdo ditë me kronika të zeza , me bastore para dyerve të shkollave, kazino që kanë lulëzuar, me qen endacakë që kanë marrë jetë njerëzisht dhe me rrugë të arnuara si jeta e varfër e atyre që ai i ” administron”.

Mes gjithë kësaj ai flet për politika të mëdha dhe përzihet në punën e qyteteve tjera , duke harruar se ku e ka katandisur qytetin e tij.

Taravari tashmë nuk ka dyshim se është një kandidat i VMRO-së për Gostivarin. Kjo afërsi me ta ka bërë të ngatërrohen idetë e kauzës së ” madhe ” shqiptare që e proklamojnë bashkë me kreun e partisë por që e demanton fotografia me fytyrat e politikës antishqiptare, një ndër ta edhe vetë kryetarja e Degës së VMRO-së në Gostivar që dihet tashmë publikisht se ishte një ndër të shumtët kundër gjuhës shqipe.

Taravari i verbuar për ruajtjen e një posti del e fotografohet me një afërsi të paimagjinueshme me ata që bëjnë gjithë kohën deklarata antishqiptare.

Kjo afërsi e taravarit me të përshtatshmit e tij por të papërshtatshmit e shqiptarëve ka një kosto në fund që do ta paguajnë qytetarët e atij qyteti sepse postet kyçe i janë dhënë para kohe VMRO-së në pazare të ulëta politiko-personale.

Por Taravari që fotografohet i buzëqeshur me VMRO-istët kësaj rradhe do ta sheh uraganin blu të rikthimit që do ta rimarin atë qytet ta nxjerrin nga humnera që e dërgoi ai .TetovaSot

 

Marketing