Kandidati për anëtar të KSHZ-së, që mbështetet nga PDE-ja dhe ASH-ja, Zylfi Adili-Qufa në një prononcim për TV21 tha se nuk është anëtar i asnjë subjekti politik. Qufa thotë se i plotëson kushtet ligjore për këtë pozitë dhe se pret mbështetje nga partitë.
Marketing
“Nuk jam anëtar i asnjë subjekti politik. Një kohë të gjatë nuk jam marrë me politikë. Kam konkurruar vullnetarisht sepse plotësoja kërkesat që dilnin nga konkursi. Kushtet ligjore i plotësoj, kam dërguar CV-në dhe dokumentet e nevojshme. Kreu i Kuvendit ua ka dërguar kërkesën partive politike për të propozuar kandidatët e tyre, tani është çështje e partive politike se kë do të mbështesin”, tha mes tjerash Qufa për TV21.