Ballina Lajme Shqipëri “Kanë shitur mbi 10 fëmijë”,flasin familjarët: U përdorën për prostitucion

“Kanë shitur mbi 10 fëmijë”,flasin familjarët: U përdorën për prostitucion

Dosja hetimore e cila ka dëshmitë e të gjithë personave që dyshohet se kanë informacione për vrasjen e dy motrave, Zhaneta dhe Kristina në “Astir” është bërë publike për mediat.

Marketing

Motra e viktimave, Anxhela Emini ka sqaruar se të dyja viktimat kishin lidhje intime me Përparim Ademin. Sipas saj debatet kanë filluar më datë 25.12.2020 gjatë drekës së Krishtlindjeve , ku vrasësi ka patur konflikt me një person të quajtur Altin, i ftuar nga viktimat.

Sipas Anxhela Emimit, Përparim Ademi e ka marrë me forcë Zhanetën me të cilën, po ashtu me forcë ka kryer marrëdhënie seksuale.

Pas marrjes në djeni të kësaj ngjarjeje motra tjetër, Kristina ka telefonuar në shtëpinë e Ademit ku pas disa debatesh kanë arritur të ndërmjetësojnë dhe kanë rënë dakord të mos e kallëzonin në polici varasësin. Bidesa telefonike është zhvilluar më datë 30.12.2020.

Ndërkohë që më datë 31.12.2020, dita që ka ndodhur dhe vrasja, Anxhela Emini , e ftuar në shtëpinë e Zhanetës ka dëgjuar krismat.  Pasi ka konstatuar se motrat gjendeshin të dyja pa jetë dhe frigoriferi ishte dëmtuar nga plumbat, nga frika e gazit, ka vrapuar për të dal jashtë.

Ndërkaq në një deklaratë për “Top Channel” kanë folur motra tjetër Adriana si dhe vëllai i tyre Bashkim Metanit për vrasjen e Zhanetës dhe Kristinës.

Sipas deklaratës së tyre, Ademi ka prostituuar më të dyja motrat, ndërsa i ka detyruar ato edhe të kryenin trafikim fëmijësh.

Adriana motra e viktimave ka thënë se Përparim Metani i linte shtatzënë Zhaneten dhe Kristinen dhe detyronte të shisnin fëmijët.

Sipas saj, janë shitur mbi 10 fëmijë të motrave të saj, dhe se Përparimi i ka dërguar në Selanik për prostitucion.

Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Pas asaj kanë bërë këtë vajzën dhe ai nuk i ka dhënë atësinë. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si prostitutë dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën të babai, ka qenë 15 vjeçe.

Babai im i tha se do të të denoncoj, kur i tha se do të denoncoj i tha se i kam vajzat në Tiranë, janë të sëmura dhe të kërkoj që të vish ti. E ka çuar në mal të Dajtit dhe e ka kërcënuar me thikë.

Nëse ti më denoncon, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë.

Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngelë shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën.

Motrën e madhe e la, pasi nuk bënte më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka varur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tortura. Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim ne denoncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin”, ka thënë ajo.

Ndërsa Bashkim Metani ka thënë se para disa vitesh, Përparimi e ka detyruar Zhanetën që të shkonte në Francë dhe e ka shfrytëzuar për prostitucion. Sipas tij pasi u kthye nga Franca, Zhaneta bleu një banesë.

“Kanë jetuar në të njëjtën shtëpi dhe bashkëshortja e Përparimit dhe me dy motrat e mija. I jepnin edhe qira. Për shumë vjet. Zhaneta kohët e fundit e ka blerë shpinë ku ndodhi ngjarja se di sa vite por tani shpejtë. Përparimi e mori dhe e çoj në Francë për prostitucion. Unë nuk kam qenë këtu. Katër vite më parë kam pas jetuar në Greqi. Fëmijët nuk i linte të komunikonin me ne nuk i linte ai lojë njeriu”

Ndërkohë për Kristinën, vëllai i saj ka rrëfyer se ishte e martuar në Greqi.

“Kristina është  e martuar në Greqi prej katër vitesh. Jetonte në Greqi. Mendjen e kishte te Zhaneta këtej në Shqipëri”

Për sa i përket një lidhje të mundshme të Zhanetës, Bashkimi ka shtuar se kjo gjë nuk ishte e mundur pasi, Përparimi i kontrollonte.

“Nuk ka informacion dhe them që Zhaneta nuk ka pasur lidhje. Ai nuk e linte Zhanetën të bënte asnjë hap e kontrollonte në çdo gjë. Gjithmonë e ka pasur nën kontroll.”

“Zhaneta i ka dhënë fund prostitucionit që sa bleu shtëpinë. Nuk e di sa kohë. I kërcënonte Përparimi se kishte frikën. I vrau të dyja vetëm se më treguan mua. Normalisht që po”

“Kastriot është cuni vllait këtij. Është një person që i vizitonin shpesh. Prandaj ia hapi derën motra. Ishte cuni i vajzës së Përparim Telës.”

Exit mobile version