21:57 | 5 Maj 2021
21:57 | 5 Maj 2021
N’Golo Kante ishte njëri ndër protagonistët kryesor në golin e shënuar nga Chelsea në pjesën e pare ndaj Real Madrid.
Francezi, si gjithnjë, është duke luajtur në çdo cep të fushës dhe po tregon veten e tij madje edhe në pjesën e sulmit, njofton lajmi.net.
Asnjë lojtar nuk krijoi më shumë raste në pjesën e parë në Stamford Bridge sesa N’Golo Kante (2).
Chelsea është duke fituar këtë ndeshje 1-0 ndaj Real Madrid dhe me këtë rezultat e sheh veten në finale.
Kanë mbetur edhe 45 minuta për t’u zhvilluar, nëse nuk do të ketë vazhdime./Lajmi.net/