Ballina Lajme Maqedoni Kaosi me pasaportat ulë udhëtimet për 40%, agjencitë ankohen për humbje të...

Kaosi me pasaportat ulë udhëtimet për 40%, agjencitë ankohen për humbje të mëdha

Gjendja ekonomike si dhe vonesat në pajisjen me dokumente personale kanë ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve të cilët dëshirojnë të pushojnë për disa ditë jashtë vendit. Agjencitë turistike ankohen se numri i prenotimeve këtë vit është ulur për 40% krahasuar me vitin e kaluar.

Marketing

“Ky vit është më i dobët nëse e krahasojmë me vitin e kaluar dhe atë nga 30 deri në 40 %”, deklaroi Boris Vëçkov, pronar i Agjencisë.

Punonjësit e turizmit druajnë se vonesat me dokumentet mund të anulojnë thuajse te gjitha prenotimet për pushimet verore, të cilat shumë prej qytetarëve i kanë rezervuar para vitit te ri.
“Askund nuk mundeshim të dalim pa pasaporta ndërsa në vendin tonë këto dokumente nuk jepeshin dhe kjo ka ndikuar që qytetarët të druajnë të paguajnë rezervime për pushimet dhe kjo ka ndikuar që terminët fillestare të jenë të zbrazëta ose i plotësojmë me vështirësi. Problemi kryesor janë pasaportat”, tha Boris Vëçkov, pronar i Agjencisë.

Agjencitë turistike apelojnë institucionet që të marrin parasysh ankesat e qytetarëve për vonesat disa mujore për marrjen e pasaportave.(koha.mk)

Exit mobile version