Kapen 10 kg heroinë me vlerë 200 mijë euro në Merdarë, arrestohet shoferi nga Kosova

Policia e Kosovës ka sekuestruar 20 pako me lëndë narkotike të llojit heroinë në një automjet me targa kroate në Merdarë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, me shtetësi kroate dhe kosovare.

Marketing

Pesha totale e pakove arrin në 10 kilogramë dhe kap vlerën e 200 mijë eurove. Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa para, dy telefona dhe makina në të cilën gjendej droga.

“Te një automjet me targa kroate, i llojit Renault Megane, të drejtuar nga personi tanimë i dyshuar A.L., i vitit të lindjes 1959 – shqiptar, shtetas kosovar dhe kroat, i cili ishte në dalje nga territori i Kosovës, hetuesit kanë hasur në indikacione të dyshuara dhe kanë ndërmarrë kontroll të detajuar, duke u mbështetur nga njësitet e flotës policore dhe kanë arritur që në pjesën me bagazh të kamufluar në gomën rezervë të automjetit të gjejnë 20 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë. Ndërsa në derën e bagazhit, gjatë kontrollit, në pjesë të brendshme, në cilësi të provës materiale, po ashtu janë gjetur të fshehura 2,500 euro dhe një telefon celular”, tha drejtori i Antidrogës, Reshat Murseli./abcnews.al