Kapen 1240 kilogram marihuanë në Butel

Në lagjen Butel të Shkupit gjatë një aksioni që ende po vazhdon, policia ka kapur sasi të madhe të lëndës narkotike marihuanë ndërsa një person është arrestuar, raporton TV21. Në profilin e Instagramit të Drejtorit për Siguri Publike, Sashe Tasevski, shkruhet se Byroja përmes Sektorit të Krimeve, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore të Kavadarit, ka zbuluar dhe konfiskuar mbi 1 ton marihuanë.

Marketing

“Në një magazinë në lagjen Butel janë gjetur dhe marrë 12 paleta në të cilat ka 1 ton e 240 kilogram (1240 kg) marihuanë, e paketuar, e vakumuar dhe e futur në thasë të zinj. Është privuar nga liria një person kundër së cilit është ngritur padi penale sipas nenit 215 paragrafi 1 i Kodit Penal nga ana e Prokurorisë së Kavadarit. Hetimi vazhdon me qëllim vëretimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në rastin me marihuanë” shkruhet në profilin e instagramit të Drejtorit për Siguri Publike Sashe Tasevski.