Ballina Lajme Shqipëri Kapen dy persona me kamionçinën plot me hekur të vjedhur. Ja ç’bëri...

Kapen dy persona me kamionçinën plot me hekur të vjedhur. Ja ç’bëri një prej tyre kur po i dërgonin në polici

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga dy persona, pasi u kapën me kamionçinën plot me hekur, që sipas autoriteteve e kishin vjedhur në ish-uzinën e Laçit.

Po ashtu policia njofton se një prej tyre, 32-vjeçari, gjatë shoqërimit në Komisariat ka dëmtuar me gurë  automjetin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Marketing

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vodhën metale tek ish-uzina në Laç, falë reagimit të shpejtë të Policisë arrestohen në flagrancë autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. A., 25 vjeç dhe R. L., 32 banues në Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes. 

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me mjetin tip kamionçinë me drejtues shtetasin G. A. dhe pasagjer shtetasin R. L., të ngarkuar me hekur, të cilin e kishin vjedhur tek ish-uzina në Laç. 

Gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin e Policisë Kurbin, shtetasi R. L. ka dëmtuar me gurë  automjetin e Policisë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi  i pronës”.

Exit mobile version