Kapen me drogë, policia arreston dy persona

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy të rinj për shkak se janë kapur me lëndë narkotike. Ministria e Brendshme ka informuar se rreth orës 22:00 në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, janë arrestuar G.N (26) nga Velesi dhe M.S(32) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të veturës “audi” dhe kontrollit që i është kryer dy personave është gjetur marihuanë. Personat me përcjellje të policisë janë dërguar deri në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të dorëzohet paraqitje adekuate.

Marketing
Marketing