Kapet me 476 kg kokainë, arrestohet shqiptari me dy biznese në Itali

Një sasi prej 476 kilogramëve drogë është kapur dhe sekuestruar nga policia italiane. Ndërsa mediat shkruajnë se në pranga ka rënë një shqiptar, 38-vjeç.

Marketing

Mësohet se shqiptari, i cili jetonte në Firence, po udhëtonte në autostradë me një kamion dhe tërhoqi vëmendjen e një patrulle të Polstradës në Arezzos, pasi po qarkullonte në mënyrë zig-zak.

Ai ka shfaqur shenja nervozizmi dhe nuk i ka pëlqyer kontrolli nga Policia Rrugore, ndërsa pas kontrollit të ushtruar në kamion, është gjetur edhe sasia e drogës.

Mediat italiane shkruajnë se 38-vjeçari shqiptar është person pa precedent të mëparshëm penal dhe është pronar i dy kompanive të ndërtimit.

Sipas hetuesve italianë, droga do të kapte vlerën e 45 milionë euro nga shitja në tregun e zi.

38-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Marketing