Kapet me marihuanë dhe kokainë, arrestohet 69-vjeçari

Më 14.07.2021, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, kanë arrestuar një 69-vjeçar, me iniciale Q.E. nga Dobroshti i Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.

Marketing

Gjatë bastisjes së bazuar në urdhrin gjyqësor, i realizuar prej orës 19:00 deri në ora 21:00, në shtëpinë dhe hapësirave ndihmëse të Q.E. në Dobrosht, është gjetur dhe marrë kokainë, marihuanë, tabletë ekstazeje dhe peshore digjitale.

Q.E. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për dokumentim të rastit dhe do të paraqitet para gjykatësit e procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Tetovë.