Ballina Lajme Botë Kapet sasi rekord kokaine 4.4 ton, do shkonte në Itali

Kapet sasi rekord kokaine 4.4 ton, do shkonte në Itali

Autoritetet uruguajane sekuestruan një sasi rekord kokaine prej 4.4 ton, ngarkesa më e madhe e kapur në historinë e këtij vendi.

Marketing

Kokaina është sekuestruar gjatë një operacioni të përbashkët mes marinës dhe doganierëve në portin e Montevideo.

Kokaina ishte fshehur në katër kontejnerë me miell soje të destinuar për Lome, kryeqytetin e Togo.

Zyrtarët thonë se droga kishte një vlerë prej rreth 1miliardë dollarë

Uruguaji konsiderohet si një urë tranzit për drogën nga Amerika Latine në Afrikë dhe Evropë.

Rekordi i mëparshëm ishte në nëntor, kur autoritetet zbuluan një kontenier me tre ton kokainë po në portin e Montevideo

Kokaina rekord u konstatua nga skaneri.

Zëdhënësi i portit u tha gazetarëve se në kontenierin e parë ishin më shumë se 3 mijë pako me peshë 1.1 kg secila.

Kontenierët do të ngarkoheshin në anije që do të shkonin në Itali, bëjnë të ditur mediat vendase.

Drejtori i doganës Jamie Borgiani tha se nuk dihet origjina e kokainës ndërkohë që ministri i Brendshëm njoftoi arrestimin e pronarit dhe djalit të tij.

Marketing
Exit mobile version