Ballina Lajme Shqipëri Kapet shqiptari me 51 qese me kokainë të fshehura në tenxhere me...

Kapet shqiptari me 51 qese me kokainë të fshehura në tenxhere me oriz

Policia greke arrestoi një 40-vjeçar shqiptar për trafik droge pasditen e së martës në Selanik. Nga një kontroll i kryer në apartamentin e tij policia gjeti dhe sekuestroi 51 qese najloni me kokainë me peshë 143.3 gram.

Marketing

Ajo ishte fshehur në dy tenxhere plastike me oriz. U sekuestruan edhe një sasi kërpi me peshë 9.7 gram dhe dy peshore elektronike.

Ndërsa në një tjetër shtëpi në të njëjtën zonë u gjet dhe u konfiskua një sasi e vogël kanabis i përpunuar, një pluhur i bardhë i panjohur i përdorur për trajtimin e kokainës, me peshë 895 gramë, 1695 euro të ardhura nga shitja e drogës dhe 2 telefona celularë. U sekuestrua edhe një motor që shërbente si mjet për shitjen e drogës, raporton Lapsi.al.

Marketing
Exit mobile version