Kapet varka me 1 ton kokainë në Portugali, në pranga i dyshuari kryesor

Autoritetet portugeze kanë kapur rreth 1 ton me kokainë ne një varkë që udhëtonte nga Amerika e Jugut, drejt Evropës.

Marketing

Policia portugeze ka ushtruar kontrolle në anijen rreth 200 milje detare larg bregut të Lisbonës, pas zbulimit nga doganat franceze dhe Agjencia Amerikane e Zbatimit të Drogës.

Ajo u dërgua në bazën detare Almada në Portugalinë jugperëndimore, ku ngarkesa e drogës u shfaq në breg për të vazhduar me hetimet e mëtejshme.

Mediat e huaja shkruajnë se në lidhje me këtë është arrestuar personi i vetëm që ndodhej në varkë, një 53 vjeçar.

Operacioni i autoriteteve të zbatimit të ligjit u zhvillua natën e së martës në të mërkurën, rreth 370 kilometra larg bregdetit portugez.

Ndër të tjera sipas hetuesve, dyshohet se droga kishte si destinacion vende të ndryshme evropiane.

Varka lundroi nga baza detare Almada, në jug të Lisbonës.

Marketing