​Kapiteni i Barcelonës pranon të largohet nga klubi

Kapiteni i Barcelonës, Sergi Roberto e ka pranuar se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, sipas “SPORT”.

Marketing

Roberto ka qenë te Barcelona që prej moshës 14 vjeçare, kur iu bashkua klubit nga Nastic Tarragona, raporton KosovaPress.

Gjatë kësaj vere, pas largimit të Sergio Busquets drejt Inter Miamit, Robertos iu dha shiriti i kapitenit të skuadrës së Xavi Hernandez.

Pasi që po ka minutazhë të vogël në këtë sezon, Roberto pritet që të largohet në fund të këtij sezoni nga Barça.