Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se sot kanë nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës për rindërtimin e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij në Facebook.
Në njoftimin e ministrit thuhet se do të investohen 1.3 milionë euro dhe punimet do të nisin së shpejti.
“Sot kemi në nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës. Bashkë do të investojmë 1.3 milion euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri. Punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare”, shkroi ai.
Rikujtojmë se muaj më parë stadiumi është mbyllur sepse nuk i ka plotësuar kushtet për lojë. https://m.facebook.com/ceku.hajrulla/posts/886757036578992?ref=embed_post&wtsid=rdr_0XhN297aW4j8G8YIA