Ballina Shëndet & Style Kaq minuta zemërim mjaftojnë për të rrezikuar një atak kardiak!

Kaq minuta zemërim mjaftojnë për të rrezikuar një atak kardiak!

Zemërimi konsiderohet një përvojë e rrezikshme për shëndetin kardiovaskular. Nga të gjitha gjendjet shpirtërore negative, zemërimi në veçanti duket se ul funksionimin e enëve të gjakut dhe që kjo të ndodhë, ju vetëm duhet ta ndjeni atë për disa minuta. Kjo është ajo që del nga një studim i publikuar në “Journal of the American Heart Association”.

Një grup kardiologësh të udhëhequr nga Daichi Shimbo i Universitetit Columbia në Nju Jork u kërkuan 280 të rinjve vullnetarë të shëndetshëm të mbanin mend dhe të flisnin për përvojat e zemërimit, trishtimit dhe ankthit, ose thjesht të vazhdonin të numëronin për të njëjtën periudhë kohore.

Marketing

Pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve për gjakun e tyre, presionin dhe aftësinë e enëve të tyre të gjakut për t’u zgjeruar, një karakteristikë që u mat me një procedurë standarde, në të cilën qarkullimi i gjakut në njërin krah pengohet për një moment dhe më pas lejohet përsëri. Zvogëlimi i aftësisë së enëve të gjakut për t’u zgjeruar konsiderohet një rrezik i shtuar për të pasur një atak në zemër.

Në pjesëmarrësit e pyetur për të kujtuar një përvojë të karakterizuar nga zemërimi, u mat një rënie në aftësinë e enëve të gjakut në krah për t’u zgjeruar për 40 minuta. Një episod që nuk është i rrezikshëm në vetvete, por që i përsëritur me kalimin e kohës, mund të rrezikojë shëndetin kardiovaskular.

“Episodet e përsëritura të një emocioni negativ mund të ndikojnë në fiziologjinë kardiovaskulare me kalimin e kohës, duke shtyrë enët e gjakut deri në pikën e shkaktimit të dëmtimit të pakthyeshëm, me rrezik të shtuar kardiovaskular”-thuhet në studim. E njëjta rënie funksionaliteti nuk ndodhi tek ata që raportuan episode trishtimi ose ankthi, as në grupin e kontrollit, pavarësisht nga teknikat identike të matjes që përdoreshin. Studime të tjera në të kaluarën e kanë lidhur zemërimin me një rrezik më të lartë të sulmeve në zemër ose goditjeve në tru.

Exit mobile version