Ballina Sport Kaq para i mori Real Madridi pasi triumfoi në Champions League

Kaq para i mori Real Madridi pasi triumfoi në Champions League

Pos që llogaritet si trofeu më i çmuar në futbollin evropian për klube, triumfi në Champions League shoqërohet po ashtu edhe me shifra të mëdha parash për ekipin që del triumfues.

Marketing

Njëjtë ndodhi edhe sivjet, ku Real Madridi arkëtoi hiç më pak sesa 132.48 milionë euro pasi e ngriti për herë të katërmbëdhjetë “veshëmadhen” e famshme.

Madrilienët njihen si skuadra më e trofeshme në këtë kompeticion dhe triumfi i sivjetmë ndaj Liverpoolit vetëm sa e ka përforcuar prestigjin e saj në këtë garë.

Skuadra pasuese sa i përket numrit të trofeve të Champions League është Milani me shtatë të tillë.

Marketing
Exit mobile version