Shtabi Komunal i Krizës i Kumanovës kërkon vendosjen e karantinës, informoi sot në konferencën për media kryetari i kësaj komune, Maksim Dimitrievski.
Kumanova sot ka 23 raste pozitive me virusin korona dhe dy të vdekur. Gjithsej deri më tani ka 224 persona pozitivë dhe 12 të vdekur, informoi Dimitrievski. Në këtë statistikë janë përfshirë edhe rastet në komunën e Likovës.
Ai shprehu ngushëllime për familjet e të vdekurve dhe tha se Kumanova ofron mbështetje për të sëmurët.
“Propozojmë karantinë të obligueshme 14-ditore dhe shpalljen e gjendjes së krizës në territorin e komunës, mbylljen e hyrjeve dhe daljeve në qytet, lehtësime vetëm për persona të cilët kryejnë detyra profesionale të cilët me leje të veçanta do ta lëshonin dhe do të ktheheshin në qytet nën kushte të posaçme”, tha Dimitrievski në konferencën për media.
Në kushtet e posaçme është paraparë dezinfektim i automjeteve në dalje, shkuarje të papenguar në punë, vendosjen e një numri më të madh të kryerjes së serviseve të produkteve ushqimore për kumanovarët.
Shtabi Komunal, tha ai, është në dispozicion dhe falënderoi institucionet e shumta në nivel lokal dhe qendror të përfshirë në luftën kundër Kovid-19.
Gjendje krize sipas shembullit të Dibrës, vlerëson kryetari i Kumanovës, do të sjellë rezultate. Ai bëri thirrje deri te kumanovarët që t’i respektojnë rekomandimet, të mos dilet pa nevojë, të mendojnë për më të afërmit, për më të moshuarit. Sjellja e papërgjegjshme sjell përhapjen e virusit, bëri thirrje që të barten pajisje mbrojtëse. Në gjendje krize do të funksionojnë barnatoret, do të shpërndahet ushqim. Ai tha se është kërkuar nga policia të vendosë dy linja telefonike shtesë, sepse numri 192 është mbingarkuar dhe përkujtoi se ka katër numra të shtabit.
Ai i falënderoi banorët e qytetit me mbi 110.000 të cilët e respektonin karantinën me disa shkelje të vogla.
Udhëheqësi i shërbimit epidemiologjik në Qendrën e Shëndetit Publik Kumanovë, Jadranka Stamenkovska, tha se deri në orën 10, sot në nivel të komunës së Kumanovës ka 224 raste. Sa i përket dallimit se pse në disa ditë ka pak raste, kjo ka të bëjë me kushtet e konfirmuara laboratorike. Deri në mars ka pasur 52 raste.
Ajo informoi se po ndiqet gjendja epidemiologjike, shfrytëzohen përvojat nga Kina, nga vendet evropiane, masat ishin të drejtuara fillimisht drejtë udhëtarëve të cilët vinin nga vende të rrezikshme, të izoluarit që kanë pasur kontakte, të sëmurët. Qendra i kërkon, anketon, gjen personat e sëmurë, kontaktet me spitalin, shtëpinë e shëndetit, tani edhe mjekët amë do të përshihen në gjetjen dhe sipas Stamenkovska, ky numër do të rritet.
Ajo shtoi se gjendja epidemiologjike ndryshohet për çdo ditë. Në fillim ka pasur disa familje në qendrën e qytetit. Për spitalin vlerësohet se ka transmision lokal mes punonjësve shëndetësorë dhe pacientëve, nga ana tjetër ka edhe dhjetë lagje të kapura ku ka numër të ndryshëm të të sëmurëve.
Sipas saj, është shumë e rëndësishme që personi i cili ka pasur kontakt me të sëmurë, duhet në kushte shtëpiake të vetizolohet, nivel shumë të lartë të higjienës, bartja e maskave, dorezave, gjatë përgatitjes së ushqimit, distancë prej të paktën dy metra. Mjekët amë tha se i ndjekin, të mos dëmtohen pacientët, protokollet tashmë funksionojnë. Vijon përgatitje e më shumë se 300 testeve.
Ajo sqaroi se testet e punonjësve shëndetësorë kanë prioritet – në spitalin, Shtëpinë e Shëndetit dhe në institucionet shëndetësore private. Tani edhe më shpejtë merren rezultatet. Me riorganizimin e spitalit pritet edhe ulej e numrit të të sëmurëve. Për këtë qëllim, komisioni i brendshëm do t’i ndjekë udhëzimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.