Karantinimi, shpresë e rreme për botën?

California Street, usually filled with iconic cable cars, is seen mostly empty in San Francisco, California on March 17, 2020. - Millions of San Francisco area residents last Monday were ordered to stay home to slow the spread of the deadly coronavirus as part of a lockdown effort covering a section of California including Silicon Valley. (Photo by Josh Edelson / AFP) (Photo by JOSH EDELSON/AFP via Getty Images)

Lehtësimi i masave të ndërmarra kundër koronavirusit nga vendet e zhvilluara në botë, kryesisht në Evropë, pavarësisht mospërputhshmërisë ndërmjet numrave të rasteve në rritje dhe vendimeve, po shërben si një indikator se karantinimi mund të ketë qenë jo i efektshëm në luftimin e transmetimit të sëmundjes Covid-19.

Marketing

Përgjatë mëngjesit të sotëm, vendet evropiane si Gjermania, Britania e Madhe, Franca e Belgjika paralajmëruan lehtësim të vendimeve të ndërmarra për luftimin e pandemisë koronavirus, e njohur shkencërisht si SARS-COV2, në një përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë, shkruan lajmi.net.

Gjermania

Pjesët më të popullarizuara në zonën veriore të Gjermanisë kanë filluar të hapin sektorin e gastronomisë, konkretisht të ri-fillojnë punën baret, kafiteritë e restaurantet në ambiente të hapura. Madje, në këto zona aktivitetin e tyre e kanë ri-filluar edhe palestrat, të cilat nga shkencëtarët janë parë si ambiente ideale për transmetimin e virusit, sipas medieve gjermane.

E gjithë kjo po ndodh në një situatë kur Gjermania po pëson rritje të nivelit të të infektuarve për mbi një për qind për ditën e dytë radhazi, sipas Institutit Robert Koch. Bazuar në të dhënat e këtij burimi, vendi ka raportuar më se 357 të infektuar me Covid-19 të hënën, në krahasim me një ditë më parë.

Me pandeminë që po sjellë një valë humbjesh të vendeve të punës, falimentime dhe mbyllje fabrikash në të gjithë botën, PBB-ja e Gjermanisë do të zvogëlohet 6.3% në vitin 2020, sipas një njoftimi të qeverisë gjermane në muajin e kaluar, raportonte DW.

Sipas të njëjtit burim, ekonomia e orientuar nga eksporti në Gjermani do largojë nga puna qindra mijëra punëtorë para fundvitit, duke e vendosur shkallën e papunësisë në rreth 5.8% ose rreth 2.62 milionë, krahasuar me mesataren e saj të mëparshme prej 2.27 milionë.

Britania e Madhe

Në anën tjetër, qeveria e Britanisë së Madhe, sipas The Guardian, ka hartuar një dokument strategjik, të quajtur ‘Plani ynë për të rindërtuar’, duke përcaktuar se si Mbretëria e Bashkuar gradualisht do të lehtësojë masat e bllokimit. Ndryshimet e para të “hapit të parë” të procesit do të prezantohen të mërkurën.

Sipas mediumit britanik, banorët që nga e mërkura do jenë në gjendje që të shfrytëzojnë transportin publik, të dalin të bëjnë ushtrime në ambiente të hapura sa herë që të dëshirojnë, t’u rikthehen punës (opsionale), çdoherë duke iu përmbajtur masave të distancimit social, si dhe vendosjes së maskave.

Franca

Ndryshe nga Britania e Madhe, në Francë, paukeritë, dyqanet e rrobave, luleshitësit dhe libraritë janë rihapur të hënën. Baret, restaurantet, teatrot dhe kinematë vazhdojnë të mbesin të mbyllura. Shkollat fillore do ri-hapen përsëri, por me një numër të vogël të nxënësve. Maskat do jenë të detyrueshme në vend për shfrytëzimin e transportit publik.

Belgjika

Belgjika do hapë shumicën e bizneseve të hënën, duke pasur parasysh distancën sociale. Rekomandohet vendosja e maskave. Kafenetë, restorantet dhe baret mbeten të mbyllura.

Në Brukselin qendror do të ketë kufij shpejtësie për veturat dhe përparësi do t’u jepet çiklistëve dhe këmbësorëve.

Holanda

Shkollat fillore do të rihapen pjesërisht të hënën. Flokëtaritë, fizioterapistët dhe bibliotekat gjithashtu i rikthehen shërbimeve ndaj konsumatorëve, me masa distancimi shoqëror.

Zvicra

Shkollat fillore dhe të mesme do të hapen të hënën. Do të hapen edhe restorante, muze dhe librari, me kushte specifike. Mbledhjet e më shumë se pesë personave mbeten të ndaluara.

Spanjë

Gjysma e rreth 47 milionë njerëzve në Spanjë do të jenë në gjendje të takohen me familjen ose miqtë, në tubime deri në 10 persona. Hapësirat në natyrë në bare dhe restorante mund të rihapen me kapacitet të kufizuar.

Madridi dhe Barcelona i goditur më rëndë janë përjashtuar nga lehtësimi, megjithëse klubet e futbollit FC Barcelona dhe Real Madrid kanë filluar trajnimet.

Ballkani

Në Kroaci, baret dhe restaurantet që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të tyre në ambiente të hapura rihapen të hënën. Vendi gjithashtu ka lejuar mbledhjen e 10 personave.

Ndërkaq, në Kosovë, nëse qytetarët nuk respektojnë masat e vëna nga institucionet shëndetësore kundër përhapjes së koronavirusit, vendi mund të përballet me shtyerje të fazës së dytë të lehtësimit të masave.

“Në rast se përkeqësohet situata do të detyrohen ta bëjnë shtyrjen e hapjes së dytë. Është një gjendje menaxhushme kemi një numër të vogël që kanë përfunduar me fatalitet po ashtu kemi një shkallë prej 71% të shëruarve dhe deri në këtë fazë Kosova ka menaxhuar mirë”, ka thënë Faik Hoti, në një konferencë për media të mbajtur pas takimit me Komitetin për Menaxhimin e Pandemisë.

Ministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Besnik Bislimi, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, ka vlerësuar se, “përafërsisht në baza ditore pandemia shtetit të Kosovës i ka kushtuar rreth 6 milionë euro”.

Marketing