Karton të verdhë dhe të kuq për menaxherët

Federata e Futbollit të Anglisë, ka saktësuar dispozitat e rregullores së disiplinës e cila parasheh që menaxherët në Premier Ligë nga sezoni i ri të ndëshkohen me karton të verdhë apo të kuq në rast të reagimeve të ashpra që bëjnë gjatë ndeshjeve. Referi kryesor mban të drejtën e ndëshkimit të tyre me karton të verdhë apo të kuq.

Marketing

Me këtë rregull, menaxherët ndëshkohen për gjuhën jo të pastër, shqelm-im të shisheve e deri te duartrokitjet për gjyqtarët. Në rast se një menaxher ndëshkohet me katër kartonë të verdhë automatikisht mungon për një ndeshje. Tri ndeshje pushim menaxherëve iu garantohen me 12 kartona të verdhë.

Marketing