Ballina Lajme Maqedoni Karvani i diplomacisë ekonomike në Gostivar, prezantohen mundësitë e investimit

Karvani i diplomacisë ekonomike në Gostivar, prezantohen mundësitë e investimit

Në Gostivar ka qëndruar sot Karvani i diplomacisë ekonomike, i përbërë nga promotorët ekonomik të vendit, në shtetet si: Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania, Turqia dhe Polonia. Ata zhvilluan takim dhe këmbyen ide me përfaqësues të pushtet lokal i dhe afaristët, për t’u prezantuar mundësitë e investimit, politikat shtetërore dhe ato lokale për sa i përket bashkëveprimit ekonomik të investitorëve vendas dhe atyre të huaj.

Marketing

Komuna e Gostivarit aktualisht ka 4 projekte të gatshme: ndërtimin e një aqua-parku, ndërtimin e garazheve në kate dhe rregullimin e zonës ekonomike që parashikohet te ish kazerma në Gostivar dhe promovimin e çiklizmit malor. Afaristët lokal të cilët dëshirojnë prodhimet e tyre t’i eksportojnë jashtë vendit, do të mund që këtë ta bëjnë përmes lidhjes së pushtetit lokal me Këshilltarët ekonomik.

Exit mobile version