Pasi BDI kërkoi për herë të parë kryeministrin shqiptar ,kjo ide trazoi më së shumti dy partitë e koalicionit në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti LSDM dhe BDI informon TetovaSot
Si në sinkron reaguan të dy palët e koalicionit ” можеme “pas idesë së BDI-së që kreun e Qeverisë ta merr më në fund një shqiptar.
Qëndrimet e LSDM-së dhe Besës për këtë cështje treguan lidhjen e fortë të këtyre dy subjekteve që rezultoi me reagime thuajse të ngjajshme por që të dyja që kanë të bëjnë me refuzimin e kësaj ideje.
Përderisa nga pala maqedonase kjo pritej kur Zaev tha se ai do jetë kryeministër i ardhshëm i Maqedonisë në rast fitoreje duke dashur votën shqiptare dhe refuzuar kryeministrin shqiptar , idenë e kryeministrit shqiptar e ka refuzuar edhe Lëvizja Besa përmes liderit Bilall kasami që e ka quajtur ide populiste dhe vetëm për përfitime të pak poenave politike për një kryeministër shqiptar.