Kasami largon nga puna dhe “kërcënon” kundërshtarët e Besës në Tetovë?!

Nëpërmes një kumtese të publikuar në rrjetet sociale, Lëvizja Rezistenca ka denoncuar për keqpërdorimet që së fundmi është duke I bërë kreu i Komunës së Tetovës.

Marketing

Ankohen se Bilall Kasami është duke i larguar nga puna qytetarët që kanë nënshkruar peticionin që kjo lëvizje të garojë për zgjedhjet e këshillit të komunës.

Pyesin KSHZ-në se si lista e të nënshkruarve ka rënë në dorë të Kasamit?

Reagimi i plotë:

Lëvizja qytetare Rezistenca reagon ndaj veprimeve të fundit të udhëheqësisë aktuale.

Ju informojm se listën e nënshkrimeve të qytetarëve sipas regullave i kemi dorëzuar komisionit komunal zgjedhorë.

Ndërsa sot nga udhëheqësia e komunës thiren në takim njerëzit që nënshkruajtën në atë list dhe njëkohësisht u meren kontratat që mund ti kishin pasur me komunën, por më shqetësuese është se ju kërkohet që të mbushin deklarata kinse nuk e kan ditur se për çfarë nënshkruajn.

Pyesim KQZ a është jo ligjore që lista e nënshkrimeve të bie në dorë të personave jo kompetent dhe si mund që udhëheqësia aktuale të sillet në atë menyrë me qytetarët e vet?!