Ballina Lajme Maqedoni Kasami me mesazh për Vitin e Ri

Kasami me mesazh për Vitin e Ri

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, thotë se dështimi ekonomik vazhdon të mbetet plagë e hapur për rajonet shqiptare. Sipas tij, edhe në 2019, në vend të sundimit të ligjit, vazhdoi krimi dhe korrupsioni, lulëzoi nepotizmi, u liruan kriminelët dhe ata që e çuan shtetin buzë greminës.

Marketing

“Ekonomia e vendit është e izoluar vetëm brenda një grupi oligarkësh të cilët mbajnë peng ardhmërinë tonë. Rishqyrtimin e politikave ekonomike, hapja e vendeve të punës në rajonet shqiptare, do t’u mundësonte të rinjve të realizojnë ëndrrat e tyre në vendlindje.”,- u shpreh kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Kasami uron që 2020-a të jetë viti ku krimi do të zëvendësohet me drejtësi, antivlera me vlerë, analfabetizmi me intelektualizëm.

Exit mobile version